Sport

PSG, arrestohet futbollistja! Punësoi dy persona për të dëmtuar shoqen e skuadrës

10 Nëntor 2021, 15:09 Nga DOSJA
PSG, arrestohet futbollistja! Punësoi dy persona për të

PARIS– Një lajm i keq ka tronditur ekipin e femrave të PSG. Të enjten e kaluar Kheira Hamraoui, u sulmua dhe u godit në këmbë nga dy persona të maskuar teksa po shkonte në shtëpi me shoqen e skuadrës Aminata Diallo. Mëngjesi i sotëm rezultoi një pikë kthese, kur pikërisht shoqja e saj është ndaluar nga policia: sipas hetuesve, ishte ajo nxitësja e sulmit për sulmin ngaj shoqes së skuadrës për shkak të xhelozisë.

Lajmi për arrestimin u konfirmua nga PSG me një deklaratë: “PSG mund të konfirmojë se Aminata Diallo është në paraburgim në shërbimin rajonal të Versajës pas sulmit ndaj një prej lojtareve të klubit të enjten. Nga e enjtja janë marrë të gjitha masat për të garantuar shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë ekipit të femrave”.

Hamraoui, mesfushorja 31-vjeçare, nuk mori pjesë në ndeshjen e Champions League kundër Real Madrid të martën për arsye personale dhe u zëvendësua nga Diallo. Arsyet personale që dolën nga lajmet e mëngjesit të sotëm.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kheira hamraoui psg kheira hamraoui psg

Sondazh

Poll