Sport

Sërish ndryshime në Kombëtare, sulmuesi i talentuar rikthehet te U-21…

10 Nëntor 2021, 15:04 Nga DOSJA
Sërish ndryshime në Kombëtare, sulmuesi i talentuar rikthehet te

TIRANE Ka pasur sërish lëvizje në listën e Kombëtares, e cila është e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Katar 2022, atë ndaj Anglisë në transfertë më datë 12 nëntor dhe tre ditë më pas në shtëpi ndaj Andorrës.

Kështu, është vendosur që sulmuesi 20-vjeçar, Ernest Muçi, të rikthehet pranë ekipit U-21 të drejtuar nga Alban Bushi. Ekipi i 21-vjeçarëve ka dy ndeshje të rëndësishme kualifikuese ndaj Sllovenisë dhe Kosovës në transfertë dhe ish-futbollisti i Tiranës, është një nga sulmuesit kryesorë nga priten edhe golat për të dalë me rezultat pozitiv.

Kujtojmë, se Muçi prej fillimit të grumbullimit ishte pjesë e U-21, megjithatë në vazhdim kaloi te ekipi A dhe tashmë është vendosur përfundimisht që lojtari i talentuar të kalojë përsëri pranë ekipit të 21-vjeçarëve.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll