Sport

Stema e Milanit nuk njihet ndërkombëtarisht! Gjykata e BE-së vendos: Rrezik për…

10 Nëntor 2021, 14:58 Nga DOSJA
Stema e Milanit nuk njihet ndërkombëtarisht! Gjykata e BE-së

MILANO-Gjykata e Bashkimit Europian hodhi poshtë ankesën e paraqitur nga AC Milan, duke konfirmuar se marka që përfaqëson emblemën e klubit kuqezi nuk mund të regjistrohet ndërkombëtarisht pasi është tashmë në përdorim në Gjermani nga një kompani shkrimi. Sipas gjyqtarëve të BE-së, “ngjashmëria e lartë fonetike dhe vizuale sjell një rrezik konfuzioni nga ana e konsumatorëve, gjë që pengon mbrojtjen e tyre të njëkohshme”.

Historia nisi në shkurt të vitit 2017, kur klubi kuqezi dorëzoi në Euipo, zyrën e Bashkimit Europian pronësinë origjinale të stemës me mburojën klasike dhe fjalët AC MILAN.

Disa muaj më vonë, kompania gjermane InterES kishte paraqitur një kundërshtim formal ndaj kësaj kërkese, duke diskutuar se tashmë në vitin 1988 marka e saj tregtare ishte regjistruar me të njëjtin emër si ekipi italian, ende në përdorim sot për produkte si, lapsa dhe bojra.Sipas kompanisë, duke regjistruar markën e saj ndërkombëtarisht, AC Milan mund të shesë produkte të të njëjtit lloj duke konkurruar në mënyrë të padrejtë.

Euipo kishte pranuar plotësisht kundërshtimin e kompanisë gjermane në shkurt të vitit 2020, duke bërë që klubi AC Milan të apelonte në Gjykatën e BE-së. Apeli që sot u refuzua në tërësi.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport be milan be milan

Sondazh

Poll