Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Hoxha, burg për dy vëllezërit Rrushi, asnjë s’pranon krimin

10 Nëntor 2021, 09:25 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenit Hoxha, burg për dy vëllezërit Rrushi,

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi, të cilët janë të akuzuarit kryesorë për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Ndaj Fredi Rrushit, i cili rezulton si personi i fundit që e ka takuar viktimën, rëndojnë akuzat: “vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”. Ndërsa për të vëllanë e tij, Pajtim, rëndojnë akuzat: “veprimeve që pengojne zbulimin e te vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“.

Deri më tani asnjë nga të dy nuk ka pranuar që kanë gisht në rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Hoxha, duke dhënë versione kontradiktore para hetuesëve të çështjes. E po ashtu Pajtim Rrushi nuk ka treguar ende se ku u zhduk mjeti “Passat”, me të cilin udhëtoi për herë të fundit viktima. Po ashtu, mungon edhe arma e krimit, nga e cila dolën dy plumba që i morën jetën 43-vjeçarit.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i “varrosur”, mbuluar me zhavorr në Malin e Dajtit ditën e shtunë, tre javë pasi ishte zhdukur për asnjë gjurmë. Fredi Rrushi akuzohet se e mori në makinë biznesmenin, e vrau dhe e dërgoi në Dajt, ndërsa vëllai i tij, Pajtimi e ndihmoi për të zhdukur “Passat”-in. Motivi i krimit ende nuk dihet, dyshimet janë dy; prishje e pazareve të drogës dhe borxhet. Megjithatë nuk përjashtohet edhe pista e ndonjë konflikti të çastit mes miqve.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fredi rrushi pajtim rrushi vritet rruzhdi hoxha fredi rrushi pajtim rrushi vritet rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll