Aktualitet

Cilët fëmijët duhet të vaksinohen? Manastirliu: Moshat 12-15-vjeç me sëmundje

10 Nëntor 2021, 08:28 Nga DOSJA
Cilët fëmijët duhet të vaksinohen? Manastirliu: Moshat

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë disa informacione se kush duhet të bëjë vaksinën anti covid. Këto informacione kanë në fokus fëmijët e moshave nga 12 deri në 18-vjeç. Fëmijët duhet të vaksinohen në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi, duke pasur me vete kartë identiteti.

Informacioni i shpërndarë nga ministrja

Kush duhet të vaksinohet?

-Fëmijët 12-15 vjeç me sëmundje kronike të përcaktuara

Të gjithë fëmijët 16-18 vjeç

Kur dhe ku?

Menjëherë në çdo qendër shëndetësore apo pikë vaksinimi

Si?

Me kartë identiteti. Fëmijët nën 18-vjeç paraqiten me prindin apo kujdestarin e tyre, i cili aprovon kryerjen e vaksinës.

Çfarë?

Për fëmijët deri në 18-vjeç, aplikohet vaksina Pfizer, sipas rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare FDA dhe EMA.

vijon…

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu tirane vaksinimi i femijeve ogerta manastirliu tirane vaksinimi i femijeve

Sondazh

Poll