Aktualitet

Grabitja e Çangut! Lihet në burg i dyshuari kryesor, bashkëpuntorët e tij në kërkim

10 Nëntor 2021, 09:16 Nga DOSJA
Grabitja e Çangut! Lihet në burg i dyshuari kryesor,

TIRANË-Gjykata e Krujës dha ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin Sajmir Kuçi, i akuzuar për grabitjen dhe dhunën ndaj biznesmenit Nazmi Çangu në Krujë.

Seanca u zhvillua në orën 9:00 me prokuror Olgert Rumnicin dhe gjyqtare Alma Kolgjokën, kryetare e gjykatës. Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Sajmir Kuçit dhe mori parasysh kërkesën e prokurorit, duke i caktuar Kuçit masën e sigurisë “arrest me burg”.

Dyshohet se Kuçi se bashku me 6 persona të tjerë dyshohen si grabitës të biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushëkrujës më datë 24 tetor 2021. Në banesën e Saimir Kuçit, janë gjetur bllokues valësh dhe drogë. Por po ashtu, urdhërndalimi është lëshuar edhe për të afërmin e tij me dy mbiemra, Artan Kurti (Lleshi). Po gjithashtu i njëjti person njohet edhe si Artan Prenga. Të dy këto persona janë të njohur për policinë pasi janë më precedent penal për vjedhje, plagosje dhe trafik droge.

Si ndodhi grabitja ndaj Çangut?

Më 24 tetor pak pas mesnate në Nikël të Fushë Krujës, persona të maskuar janë futur brenda banesës së biznesmenit për të grabitur ku kanë dhunuar edhe Nazmi Çangun dhe terrorizuar familjen e tij. Pas dhunës së ushtruar autorët kanë vjedhur mbi 120 mijë euro para të future në kasafortë dhe më pas janë larguar duke lënë plot prova në vendin e ngjarjes. Çangu është shprehur se nuk ka asnjë konflikt, mirëpo është zbuluar se biznesmeni merrej me fajde, e cila mund të jetë pista kryesore e hetimit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kruje grabitja e nazmi çangut sajmir kuci gjykata kruje grabitja e nazmi çangut sajmir kuci

Sondazh

Poll