Aktualitet

VKM/ Miratohen shpronësime, tur për Ujësjellësin, Veliu emërohet zv.ministër

10 Nëntor 2021, 09:46 Nga DOSJA
VKM/ Miratohen shpronësime, tur për Ujësjellësin, Veliu

TIRANË– Ministrat e kabinetit kanë dalë sërish sot në një konferencë për shtyp për të njoftuar vendimet e marra. Fillimisht, në fjalën e saj, ministra e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se qeveria ka miratuar 3 vendime për shpronësimet e banorëve që preken nga ndërtimi i infrastrukturës konkretisht në Vlorë, Patos dhe Roskovec. Po ashtu, gjatë konferencës së sotme, Balluku foli edhe për reformën e thellë që do të prekin ujësjellësit, duke paralajmëruar një tur në të gjitha Bashkitë e vendit.

Ndërsa ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije pas mbledhjes së Qeverisë është vendosur punësimi i të gjithë fituesëve të “Gati për Shqipërinë”, duke bërë me dije se të gjithë kanë marrë një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet respektive me fushat e tyre, përfshirë edhe ministritë. Ajo theksoi po ashtu se kjo nismë nuk është e përkohshme, por do të vijojë edhe në të ardhmen.’

Tjetër vendim i paralajmëruar, por i konfirmuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme, ishte emërimi i Ardi Veliut si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi u dorëhoq nga drejtimi i Policisë së Shtetit. Gjithashtu me vendim të Këshillit të Ministrave është caktuar që vullnetarët që ndihmojnë ushtrinë në emergjenca civile do të paguhen nga buxheti i shtetit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VKM për nxitjen e vullnetarizmit, Peleshi: Pas viteve ’90 nuk ka patur ditë të mira…

Çuçi: Miratohet ‘plan veprimi’ kundër trafikimit të qenieve njerëzore

‘Gati për Shqipërinë’,Muzhaqi:Studentët ekselentë do punësohen me kontrata 1-vjeçare

Balluku: Nisin shpronësimet për projektet infrastrukturore në 3 qytete

Iku nga Policia/ Ardi Veliu, i dedikohet politikës, zv.ministër tek ‘Infrastruktura’

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike vkm 10 nentor 2021 vkm 10 nentor 2021

Sondazh

Poll