Aktualitet

Vjedhje dhe plagosje në Vlorë, arrestohen dy persona

10 Nëntor 2021, 10:44 Nga DOSJA
Vjedhje dhe plagosje në Vlorë, arrestohen dy persona

VLORË– Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për vjedhje dhe plagosje me dashje. Personi me inicialet Th.H, dyshohet se ka vjedhur nën kërcënimin e thikës, një shumë parash nga një person. Ndërsa personi tjetër i arrestuara akuzohet për veprat penale plagosje me dashje dhe prishje e qetësisë publike. 34-vjeçari i cili banon në Sarandë, ka goditur me grushta dhe sende të forta një tjetër person.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Th. H., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se ka vjedhur nën kërcënimin e një thike një shumë lekësh shtetasit A. M. Specialistët për  Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka goditur me grushta dhe sende të forta shtetasin A. K., si dhe ka prishur qetësinë publike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne vlore vjedhje ne vlore vlore arrestim ne vlore vjedhje ne vlore vlore

Sondazh

Poll