Aktualitet

Punonte tek dogana e portit në Durrës, Italia kap “kokën” e trafikut të drogës

10 Nëntor 2021, 10:20 Nga DOSJA
Punonte tek dogana e portit në Durrës, Italia kap

ITALI– Prej kohësh ai konsiderohej si një nga protagonistët e trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, por tashmë ndodhet pas hekurave. Një urdhër-arresti i lëshuar nga Prokurori Publik i L’Aquila i nxjerrë që prej vitit 2015, ka vënë më në fund në pranga Julian Mandijan, i cili është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Trafikanti shqiptar u kap në një lagje të Durrësit teksa po shkonte në punë në port ku punonte si doganier, ndonëse shteti italian e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës me Shqipërisë dhe Italisë. Ai kishte ndërtuar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë që prej vitit 2002.

Shqiptari bashkëpunonte me drejtues të grupeve kriminale për prodhimin, trafikimin dhe mbajtjen e lëndëve narkotike, të ndarë në disa zona, kryesisht në bregdetin e Marche dhe Bologna. Njësitë hetimore me përdorimin e teknologjive të avancuara, fillimisht lokalizuan zonën ku lëvizte Mandija për të organizuar më pas operacionin për arrestimin e tij.

Në momentin e prangosjes së tij, ai u zbuua se po shkonte në punë si çdo person tjetër normal. Profesion që më vonë doli të ishte ai i doganierit në portin e Durrësit. Tanimë ai është ekstraduar në Itali dhe po vuan dënimin e tij në burgun e Lazios.

Marrë nga telefriuli.it

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet itali julian mandija itali julian mandija

Sondazh

Poll