Aktualitet

Lëvizte pa patentë dhe me kanabis në makinë! Arrestohet 21-vjeçari në Lezhë

10 Nëntor 2021, 10:16 Nga DOSJA
Lëvizte pa patentë dhe me kanabis në makinë! Arrestohet

LEZHË– Një i ri ka përfunduar në pranga e policisë ditën e sotme në Lezhë. 21-vjeçari i cili drejtonte mjetin pa patentë, kishte në makinë disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis. Ai do të akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt “.

“Drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe posedonte doza me lëndë narkotike, Policia vë në pranga 21-vjeçarin. Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, në qytet Laç, kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin V. L., i cili pas verifikimeve të kryera rezultoi se e drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. L., 21 vjeç, banues në Kurbin“, thotë policia.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne lezhe lezhe arrestim ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll