Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës

10 Nëntor 2021, 10:05 Nga DOSJA
Kërkoi ndryshimin e masës, Gjykata e Apelit rrëzon

TIRANË– Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar vendimin shkallës së parë, duke lënë në fuqi rrëzimin e kërkesës për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me burg. Vendimi u dha nga gjyqtarja e Apelit Nertina Kosova, e cila pas shqyrtimit të kërkesës vendosi të mos i pranoj argumentet e avokatit mbrojtës të Llallës.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës kërkoi pezullim të dënimit me 2 vite burg. Llalla, i cili ndodhet në arrati, në kërkesën e tij mban pretendimin se dënimi me burg mund të sillte pasoja të rënda për shëndetin e tij për shkak të një sëmundjeje që ai vuan prej kohësh. Por kjo kërkesë e Llallës u rrëzua nga GJKKO.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tashmë e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Por vetë Llalla ka braktisur Shqipërinë dhe është larguar jashtë vendit prej më shumë se një jave ku mësohet se po merr ndihmë mjekësore. Zyrtarisht asnjë institucion nuk di të përgjigjet se ku gjendet ish prokurori i përgjithshëm, ndonëse zëra të pakonfirmuar tregojnë se po kurohet në Zvicër, por edhe në Hungari.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla gjykata e apelit adriatik llalla gjykata e apelit

Sondazh

Poll