Aktualitet

Mentor Haziri shpërthen pasi RTSH s’i pranon këngën: Të ndyrë, bëni pazare

9 Nëntor 2021, 19:51 Nga DOSJA
Mentor Haziri shpërthen pasi RTSH s’i pranon këngën:

TIRANË– Ish-vokalisiti i Kthjellu dhe këngëtari Mentor Haziri ka shpërthyer ndaj organizuesve të festivalit të RTSH-së që ka nisur për gatitjet për mbajtjen e tij për herë të 60-të këtë vit. Në një postim në Facebook, Haziri shkruan se është një turp që kënga e tij e okrestruar nga profesionistë të muzikës nga Irlanda dhe e shkruar nga ai nuk u pranua në konkurim pa asnjë arsye të vetme. Haziri shton se sipas tij ky është një festival i ndyrq në korrupsion ku kënga shitet dhe pazaret bëhen në korridore shumë kohë para se të dalin në televizion. Një gjë tjetër që nuk shkon sipas Hazirit është fakti që aty mungpjnë këngëtarët nga Kosova pasi ata bëjnë vërtetë diferencën dhe i konkurojnë.

Reagimi i plotë:

Deklarate lidhur me Festivalin e RTSH së! Kenga ime e re e shkruar nga une dhe e orkestruar nga profesioniste te muzikes nga Irlanda nuk pranua ne FEST RTSH pa dhene asnje arsye te vetme ! Ne te kaluaren ma kane thene qe eshte festival i ndyte e i zhytun ne korrupsion ku kenga shitet me pazare neper koridore shume kohe para – kurre skam besu sepse jam rrit duke pa ate Festival me kengetare te vjeter e ikona te asaj kohe. Sot fatkeqesisht e vertetova kete te keqe dhe poashtu vertetova se ai Festival si don shqiptaret nga Kosova aty sepse bejne konkurencen. Asnje nga Kosova nuk eshte konkurent atyy kete vit, po bash ketu dua te nderlidhem. Nje gje dua te potencoj qe Kosovarja Rona Nishliu ja u zbardhi fytyren ne Eurovizion dhe sot performanca dhe kanga e saj KOSOVARE degjohet ende neper bote dhe eshte kange historike e Eurovizionit. Marre ju qofte juve – Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – qe u frikesuat aq shume nga nje shqiptar i Kosoves sa qe nuk ja dhatë mundesine as te garoj me te theret sepse jeni mesuar me festivale orgjish playbacku gje qe fatkeqesisht une se bej dot por kendoj live, dhe mos harroni shume shpejt ne Kosove bahet Festivali i cili perfaqeson Kosoven ne Eurosong. Dhe ju do humbni shume nga artistet kosovare te cilet qe nga viti 2000 sollen Pop-in Rock-un Hip Hopin Jazz in e Funk un ne muziken e Shqiperise. Kjo kange do vije se shpejti me videoklip dhe e shihni arsyen pse keta nuk e pranuan sepse frikesohen nga e mira nga origjinalja nga muzika e vertete prandaj. Turp amatera. Kam filluar te besoj ne kombin kosovar.

Komisioni për përzgjedhjen e këngëve për bëhet nga moderatori Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni Festivali i 60-të i këngës në RTSH ka publikuar emrat e 20 artistëve të cilët do të konkurojnë për të përfaqësuar më pas Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2022, por nuk ka ende asnjë njoftim cili do e prezantojë këtë eveniment kaq të rëndësishëm.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore

Sondazh

Poll