Aktualitet

Iku nga Policia/ Ardi Veliu, i dedikohet politikës, zv.ministër tek ‘Infrastruktura’

10 Nëntor 2021, 08:57 Nga DOSJA
Iku nga Policia/ Ardi Veliu, i dedikohet politikës, zv.ministër tek

TIRANË– Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka marrë postin e ri nga kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Veliu është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës pasi u largua nga posti i kryepolicit më 5 tetor, pas 4 vitesh në detyrë.

Mezi pres të punojmë sërish së bashku në të ardhmen dhe në shërbim të vendit tonë e njerëzve tanë,”-shkruante Veliu në letrën e dorëheqjes që i dorëzoi kryeministrit, e mesa duket dita nuk paska qenë e largët.

Me largimin nga Policia, ai nuk mund të mbante dot kurrë më një post drejtues në radhët e “bluve”, por mund të ushtronte profesionin si këshilltar apo si pedagog në Akademinë e Rendit. Mesa duket me largimin nga Policia, Veliu ka vendosur që t’i dedikohet politikës duke marrë post të rëndësishëm, ndonëse është ende e paqartë.

LAJMI KRYESOR: VKM/ Miratohen shpronësime, tur për Ujësjellësin, Veliu emërohet zv.ministër

(k.m/dosja/.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu ardi veliu ne ministri ardi veliu ardi veliu ne ministri

Sondazh

Poll