Aktualitet

E kafshonte dhe godiste me sopatë! Gruaja përjeton ‘tmerr’ nga bashkëshorti në Fier

10 Nëntor 2021, 08:59 Nga DOSJA
E kafshonte dhe godiste me sopatë! Gruaja përjeton ‘tmerr’

FIER– Sajmir Mersini është 38-vjeçari i arrestuar në Fier pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se Mersini ushtronte dhunë në prani të 3 vajzave të mitura, duke e kafshuar dhe goditur me sopatë të shoqen. Gruaja u shtrua në spitalin e Fierit për të marrë mjekimin mjekësor, e më pas është larguar për në banesë. 38-vjeçari do të akuzohet për veprën penale ‘dhunë në familje’.

NJOFTIMI:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Fierit, është larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje’

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunë ndaj bashkëshortes fier sajmir mersini dhunë ndaj bashkëshortes fier sajmir mersini

Sondazh

Poll