Aktualitet

Afera për korrupsion në Gjirokastër/ Prokurori i SPAK regjistron procedim penal

8 Nëntor 2021, 14:14 Nga DOSJA
Afera për korrupsion në Gjirokastër/ Prokurori i SPAK regjistron

TIRANË– Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka vendosur të regjistrojë procedim penal për korrupsion ndaj avokatit të Gjirokastrës, Shpëtim Maçit, Thanas Papadhimitrit dhe drejtuesit të prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka.

Fillimisht, çështja është nisur nga prokuroria e Gjirokastrës por më pas dosja është tërhequr në muajin tetor të vitit 2021 nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe tashmë po ndiqet gradualisht nga oficeri i BKH, Mikeljan Shkalla dhe prokurori i SPAK, Dritan Prençi. Papadhimitri ka treguar se ka dhënë një shumë parash prej 3 mijë euro.

E gjithë çështja ka nisur pasi Thanas Papadhimitri zgjodhi si avokat mbrojtës Shpëtim Meçin dhe ky i fundit i premtoi, se me një ryshfet prej 3000 Eurosh do ta mbyllte këtë çështje. Sipas Meçit, 1500 Euro ishin për prokurorin Julian Çafka dhe 1500 të tjera për gjyqtarin.

Para disa ditësh, Thanas Papadhimitri u arrestua nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”. Ai akuzohet se përmes avokatit ka korruptuar prokurorin për t’i shpëtuar dënimit pasi shkaktoi një aksident në qershor të vitit 2019.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dritan prençi julian cafka dritan prençi julian cafka

Sondazh

Poll