Aktualitet

“Humbi toruan”/Artan Hoxha: Fredi Rrushi u bë agresiv,s’pranon vrasjen e biznesmenit

8 Nëntor 2021, 13:15 Nga DOSJA
“Humbi toruan”/Artan Hoxha: Fredi Rrushi u bë

TIRANË– Familjarët e biznesmentit Rruzhdi Hoxha i cili u gjet i pajetë dhe i mbuluar me zhavorr në një humnerë në Qafë Mollë në Dajt 13 ditë pasi ishte rrëmbyer, shpresonin që ta gjenin gjallë. Gazetari Artan Hoxha në ABC se ditën kur biznesmeni u rrëmbye nuk kishte shfaqur asnjë lloj shqetësimi për ndonjë rrezik të mundshëm që i kanosej.

Biseda e tij e fundit një ditë para rrëmbimit kishte qenë pikërisht me autorin e dyshuar për vrasjen e tij, Fredi Rrushin. Po ashtu, Hoxha tregoi se gjatë marrjes në pyetje, i akuzuari për vrasjen e kishte humbur qërësinë duke sulmuar edhe hetuesit.

“Ditën e ngjarjes kur është rrëmbyer, 16 ditë nga dita e sotme, ai kishte qenë normal, pas asnjë shqetësim madje ishte i qeshur në lagje e me familjarët. Nuk u ka lënë familjarëve të kuptojnë se ka një rrezik real për jetën. Në kontaktet e para që kam patur me ta, më thanë se dyshon te personi që u arrestua por më tepër më thanë se Rrushi mund ta ketë çuar te vrasësit jo se e ka bërë ai direkt vrasjen, por më thanë që s’e dinin kush ishte pas tij. Deklarimet e Rrushit të çojnë te kjo që ai duhet ta dinte ku ishte, por jo se e kishte ekzekutuar. Kontakti i fundit që ka patur në mbrëmje viktima ka qenë me Rrushin. Nuk ia ka hapur telefonin dhe kontakti është bërë me një telefon tjetër. Rrushi e ka marrë në makinë ku dyshohet se kanë qenë edhe 2 persona të tjerë. Rrushi ka thënë se e ka zbritur në autostradë, por në kamera rezulton se nuk ishte parë në atë orë që pretendonte Rrushi, në mes të natës. Kur i ra kjo hipotezë e humbi toruan dhe u bë agresiv ndaj oficerëve. Në atë moment policia ishte para faktit që ta mbante brenda s’kishte provë të fortë. Makina ishte larguar nga vëllai i Rrushit”, tha Hoxha më tej.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha rruzhdi hoxha vritet rruzhdi hoxha artan hoxha rruzhdi hoxha vritet rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll