Aktualitet

S’ka nevojë, gara hapet gjithsesi! Këshilltarja e Xhaçkës mbyll ‘porositë’ tek MEPJ

8 Nëntor 2021, 10:22 Nga DOSJA
S’ka nevojë, gara hapet gjithsesi! Këshilltarja e

TIRANË– Pavarësisht se ka firmosur për Drejtorinë për Fondet e Bashkimit Europian, Anis Lamllari vazhdon me shkeljet, gjithmonë e sigurt dhe e mbrojtur nga ministrja Olta Xhaçka. Në muajin shtator, në faqen zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ka shpallur vende vakante për 3 kontrollorë të programit “Greqi-Shqipëri”.

Por momentalisht zyra e FLC (First level control) ka kapacitet të plotë dhe nuk është e nevojshme për të pasur të punësuar të tjerë. Por Ministria ka hapur një vend vakant për pozicionin e Antenës, në mënyrë që Lamllari ta mbyllë kontratën sa më shpejt para se të kalojë tek Drejtoria e re.

“Pozicion vakant në kuadër të Programit INTERREG IPA CBC Shqipëri-Greqi 2014-2020. Në kuadër të Programit INTERREG të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri-Greqi nën periudhën 2014-2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim: Nëpunës i Antenës në Sekretariatin e Përbashkët të Programit INTERREG IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020,”-thuhet në njoftim.

Ndërkohë që gjithashtu Anis Lamllari duket se po nxiton edhe me firmosje ekspertizash në programe të tjera me vlerë rreth 80 mijë euro. Më herët, vlerësimi i ekspertizave ishte anuluar për parregullsi në dokumentacion.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike anis lamllari ndrejtoria per fondet e be olta xhacka anis lamllari ndrejtoria per fondet e be olta xhacka

Sondazh

Poll