Aktualitet

Përkeqësohet situata nga Covid në burgun e Drenovës, dërgohen në spital 3 persona

8 Nëntor 2021, 09:19 Nga DOSJA
Përkeqësohet situata nga Covid në burgun e Drenovës,

KORÇË– Situata në burgun e Drenovës në Korçë është përkeqësuar pasi të dënuar të tjerë janë dërguar në spital. Tre persona janë transportuar në spitalin e Tiranës pasi kanë shfaqur probleme me oksigjenin jashtë parametrave.

Sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, të burgosurit po marrin mjekim më të specializuar në Tiranë por ende janë në kushte jo të mira shëndetësore. Disa të prekur të tjerë me Covid, janë të karantinuar në burg. Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme me një të dënuar të sigurisë së zakonshme i cili prej spitalit të Korçës u transportua me urgjencë drejt Tiranës.

DEKLARATA E MINISTRISË SË DREJTËSISË:

Një i burgosur 30 vjeçar, është konstatuar dje, dt.7.11.2021, nga stafi mjekësor, me temperaturë dhe simptoma të COVID. Jo në gjendje të rënduar, është nisur drejt spitalit infektiv në Tiranë, për një përkujdesje më profesionale. Tre të burgosur kanë qenë të prekur më herët nga COVID, por janë negativizuar dhe vazhdojnë rutinën ditore. Deri tani, asnjë i burgosur tjetër, nuk ka shfaqur simptoma të infeksionit, megjithatë veprimet janë kufizuar dhe po bashkëpunohet ngushtësisht me strukturat epidemiologjike për të pasur nën kontroll situatën dhe çdo nevojë të të dënuarve.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i drenoves covid ne burg burgu i drenoves covid ne burg

Sondazh

Poll