Aktualitet

VD-Baza ushtarake e Pashalimanit, ministri Peleshi: S’është hequr asnjë metër katror

8 Nëntor 2021, 11:09 Nga DOSJA
VD-Baza ushtarake e Pashalimanit, ministri Peleshi: S’është

TIRANË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka hedhur poshtë akuzat për tkurrjen e bazave ushtarake në Shqipëri. Në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi më shumë detaje lidhur me procedurat e ndjekura nga Ministria e Mbrojtjes. Por të gjitha pyetjet u hodhën poshtë nga Peleshi, i cili pretendon se nga baza e Pashalimanit nuk ka asnjë humbje.

PJESË NGA BISEDA:

Alibeaj: Pse është reduktuar territori i bazës së Pashalimanit. Është bërë duke pyetur presidentit të Republikës? Ky territor, do të shitet, do jepet për ndërtim? Nëse do e jepni për ndërtim kujt do t’ja jepni.

Niko Peleshi: Nuk ka heqje të ndonjë cope territore. Nuk është zvogëluar asnjë metër katror nga kjo bazë.

Në një investigim, baza e Pashalimanit u raportua se u nda në katër prona, ajo e Kepit të Palit, në dy prona, Baza e Shëngjinit, në tri prona dhe Baza e Palermos, në dy prona. Përbri pronave të nxjerra nga Plani i Përhapjes, është shkruar “pronë e lirë”, status që vendoset nga presidenti i Republikës, e jo nga grupi që bën vlerësimin.  Në vitin 2016 baza kishte sipërfaqe totale rreth 94 hektarë, pas ndarjes, Baza Detare e Pashalimanit do të rrudhej me 85% të sipërfaqes. Bazës i mbetën vetëm 14 hektarë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 80 hektarë, e ndarë në tri prona, u la jashtë Planit të Përhapjes.

LAJMI KRYESOR: “Siguria”, Peleshi: Paga rritet me 30%, na duhet mbrotje kibernetike, ka sulme

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike baza e pashalimanit enkelejd alibeaj komisioni per sigurine 8 nentor 2021 niko peleshi baza e pashalimanit enkelejd alibeaj komisioni per sigurine 8 nentor 2021 niko peleshi

Sondazh

Poll