Aktualitet

Fajdet po bëjnë namin! Artan Hoxha: Një biznesmeni i morën 600 mijë euro dhe djalin

8 Nëntor 2021, 13:59 Nga DOSJA
Fajdet po bëjnë namin! Artan Hoxha: Një biznesmeni i morën

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se fenomeni i fajdeve që sipas tij po bën “kërdinë” në Shqipëri, në kushtet kur bankat kanë shtrënguar kreditë për bizneset.

I ftuar ditën e sotme në studion e “ABC LIVE”, Hoxha tregoi rastin e një biznesmeni, fëmija i të cilit mori 10 mijë euro me fajde, por më pas sipërmarrësit arritën t’i zhvatnin 600 mijë euro. Ndërsa shtoi se edhe sot e kësaj dite nuk e di ku e ka të birin.

“Aty ka interesa të frikshme, fëmija i një biznesmeni ka marrë 10 mijë euro dhe atij i kanë marrë 800 mijë euro dhe fëmijën nuk e di ku e ka. Është biznesmen që merret me ndërtimin e rrugëve. Njëherë i del në Pakistan dhe njëherë nga Lindja e Mesme, por po i marrin lokale, prona, vila, është një grup i strukturuar kriminal dhe personazhe të këtij grupi i mbaj mend që nga ’97 dhe në Tiranë kanë biznese. Janë njerëz të skeduar nga polica. Ata korruptojnë brenda policisë dhe prandaj situata është e tillë,”-tha Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll