Aktualitet

VD-S’kishim asnjë për zjarret/Peleshi:Helikopterët po i çojmë jashtë për mirëmbajtje

8 Nëntor 2021, 09:40 Nga DOSJA
VD-S’kishim asnjë për zjarret/Peleshi:Helikopterët po i

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka raportuar sot për strukturat e forcave ajrore në vendin tonë. Në fjalën e tij në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ministri pranoi se gatishmëria nuk ishte në nivelin që duhej, ndërsa shtoi se kishin pasur probleme edhe me operatorët e mirëmbajtjes. Po ashtu, ai raportoi se tani Forcat e Armatosura kishin vendosur që të kryenin procedurat tek strukturat e NATO-s. 

Duhet ta pranojmë që s’jemi aty ku duhet për sa i përket gatishmërisë. Qoftë të mjeteve ajrore, detare dhe mirëmbajtjes. Nuk po e them për justifikim por nuk ka receta se cila është rruga më e mirë e mirëmbajtjes. Sot që flasim, kemi nivele jo të mirë të gatishmërisë sidomos në forcat ajrore, sepse disa nga kontratat e mirëmbajtjes nuk kanë performuar siç duhet. Nuk janë përgjigjur operatorët në kohë, disa nuk janë përgjigjur fare. Po tentojmë që ta delegojmë në struktura më të organizuara. Apo ta dërgojmë tek strukturat e NATO-s. Kemi nisur me një helikopter, ka ecur shumë mirë deri tani. Po përgatisim dy të tjerë t’i çojmë në NATO që t’i bëjnë ata prokurimet tona dhe jo ne. Kishin çmime goxha konkuruese sesa ato që kemi marrë vetë. Duam të punojmë edhe për të ngritur siç duhet kapacitetet e brendshme të mirëmbajtjes. Duhet të bëhet me forcat tona, se po them një term të vjetër,”-tha Niko Peleshi.

LAJMI KRYESOR: “Siguria”, Peleshi: Paga rritet me 30%, na duhet mbrotje kibernetike, ka sulme

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike komisioni per sigurine 8 nentor 2021 niko peleshi komisioni per sigurine 8 nentor 2021 niko peleshi

Sondazh

Poll