Aktualitet

“Koha mbaroi, lekët tani!”/I vunë tritol,Artan Hoxha: Ish-noterja mori para me fajde

8 Nëntor 2021, 13:38 Nga DOSJA
“Koha mbaroi, lekët tani!”/I vunë tritol,Artan Hoxha:

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë informacione lidhur me shpërthimin e makinës së ish-noteres Rezarta Koçi. Në fjalën e tij për “ABC LIVE” foli për lidhjet e ish-noteres me fajdet.

Sipas gazetarit, Koçi kishte marrë para me fajde dhe ia kishin katërfishuar shumën e marrë borxh nga ajo, e cila kap shifrën e më shumë se 650 mijë eurove.

“Ish-noterja ka marrë para me fajde, përveç kallëzimeve që janë bërë në adresë të saj. Ajo ka edhe një situatë tjetër, një person shumë i afërt i saj që ka pasur lidhje ka humbur jetën në Mamurras nga një aksident dhe sot ndodhet në situatën edhe për detyrimet që ka pasur personi në fjalë, diku 150 mijë euro, që personat që ja kanë dhënë me fajde, ja kanë katërfishuar, i kanë kërkuar 650 mijë euro. Edhe fondacioni Xhaferri nuk e kalonte në këto nivele. Ish-noteres i është treguar se nuk mund të rrijë e qetë dhe se i ka mbaruar afati, dhe se janë në gjendje ti bëjnë keq asaj. Për ti treguar asaj që ne nuk kemi frikë,”-tha Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha rezarta koci artan hoxha rezarta koci

Sondazh

Poll