Aktualitet

Vrasja në Elbasan/ Flet vajza 14-vjeçare: Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit

8 Nëntor 2021, 13:30 Nga DOSJA
Vrasja në Elbasan/ Flet vajza 14-vjeçare: Kam shpërndarë

ELBASAN- Vajza 14-vjeçare, e cila është bërë shkak për krimin e rëndë që ndodhi të shtunën në Elbasan, ku humbi jetën Florenc Kovaçi tregon se është përdorur për shpërndarjen e lëndës narkotike për 1 vit e gjysmë nga dy vëllezërit. Në emisionin “Shqipëria Live”, ajo tha se Mikelin e kishte më shumë se shok, por miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit. Por gjithashtu ajo shtoi se familja ishte në dijeni të situatës së saj, por nuk kishte pranuar ndihmë prej tyre.

E kapi vëllai im nga kraharori. Unë e kapa dhe e tërhoqa. Florencin e kisha shok, kurse me Mikelin isha më ndryshe, isha më shumë se shokë. Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit e gjysmë. Ma jepnin dy vëllezërit dhe disa persona të tjerë që më kanë shoqëruar. Pjesë e shfrytëzimit ka qenë, më kanë shfrytëzuar për 1 vit të gjithë personat që Mikeli dhe Florenci i quanin shokë dhe ishin konsumator të lëndëve narkotike. Kam folur dhe me familjen time, por isha treguar aq budallaqe sepse i ktheva shpinën familjes,”-tregoi ajo. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës kur pati përplasje mes vëllait të së miturës dhe dy vëllezërve. Autori 23-vjeçar nxori thikën dhe qëlloi për vdekje Florenc Kovaçin, 28 vjeç ndërroi jetë ndërsa plagosi vëllain e tij, Mikel Kovaçin.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan florenc kovaci mikel kovaci elbasan florenc kovaci mikel kovaci

Sondazh

Poll