Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina përplas biçiklistin dhe një këmbësor

7 Nëntor 2021, 12:03 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, makina përplas biçiklistin dhe

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se rreth orës 11:50 në rrugës Hoxha Tahsim një makinë me drejtuese 26-vjeçaren me iniciale Xh. N. teksa ka humbur kontrollin e mjetit ka përplasur një biçiklist si dhe një kalimtar në rrugë. Të aksidentuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 11:50, në rrugën Hoxha Tahsim, Tiranë, një automjet me drejtuese shtetasen Xh. N., 26 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka aksidentuar duke lënë të dëmtuar një çiklist dhe një këmbësor, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane makina perplas bicikleten aksident ne tirane makina perplas bicikleten

Sondazh

Poll