Aktualitet

Sekuestrohen 13 kg kanabis, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

7 Nëntor 2021, 11:34 Nga DOSJA
Sekuestrohen 13 kg kanabis, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

TIRANË- 13 kilogram kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se në flagrancë është arrestuar 45-vjeçari me iniciale A.B, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjet lënda narkotike.

Njoftimi i Plotë:

DVP Vlorë/ Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 13 kilogram lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, vihet në pranga poseduesi i tyre. Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas mbante lënde narkotike në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

A. B., 45 vjeç, banues në Borsh, Himarë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lënde narkotike cannabis në formë boçeje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 1 person ne vlore policia sekuestron 13 kg kanabis arrestohet 1 person ne vlore policia sekuestron 13 kg kanabis

Sondazh

Poll