Aktualitet

FOTO/ Nano nderon tre efektivë të Policisë Kriminale me çertifikatë

7 Nëntor 2021, 10:26 Nga DOSJA
FOTO/ Nano nderon tre efektivë të Policisë Kriminale me

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i akordon Certifikatë për Shërbime të Dalluara Drejtorit të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtues i Parë Edmond Rizaj, dhe dy oficerëve të kësaj drejtorie. Njëkohësisht, DEA në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, vlerëson me Certifikatë për Shërbime të Dalluara, tre oficerë të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për vlerësimin e 6 punonjësve të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, tre prej të cilëve iu është akorduar Certifikatë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa 3 punonjësit e tjerë janë vlerësuar nga DEA. Në ceremoni ishte i pranishëm Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, si edhe punonjës nga Drejtoria Hetimore.

Gjatë ceremonisë, Ministri Çuçi dhe Drejtori Nano vlerësuan përkushtimin dhe profesionalizmin e Drejtorit të Drejtorisë Hetimore Edmond Rizaj dhe të oficerëve të tjerë të kësaj drejtorie, në ndjekjen dhe finalizimin e disa operacioneve të suksesshme kundër krimit të organizuar. Drejtori Rizaj ka falënderuar Ministrin si dhe Drejtorin e Përgjithshëm, për vlerësimin, duke theksuar se i gjithë stafi i Drejtorisë Hetimore është i fokusuar dhe i angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar me të gjitha agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim kryerjen e hetimeve të përbashkëta për të goditur grupet kriminale brenda dhe jashtë vendit.

Me certifikatë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano janë vlerësuar:

Drejtues i Parë Edmond Rizaj – i është akorduar “Certifikata për Shërbime të Dalluara” me motivacionin “Për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar në drejtimin e finalizimit me sukses të disa operacioneve policore të realizuara nga Drejtoria Hetimore në funksion të dokumentimit të aktivitetit kriminal të personave apo grupeve të strukturuara kriminale”.

Kryekomisar Saimir Durro – i është akorduar “Certifikata për Shërbime të Dalluara” me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Komisare Mirela Deda – i është akorduar “Certifikata e Karrierës” me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Me Certifikatë për Shërbime të Dalluara, nga DEA në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, janë vlerësuar:

Kryekomisar Gjergj Oshafi
Kryekomisar Rezar Velmishi
Kryekomisar Loreta Alla
Me motivacionin “Për dedikim ndaj detyrës dhe shërbime të shquara.”

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bledar cuci edmond rizaj gjergj oshafi gledis nano loreta alla mirela deda rezar velmishi saimir durro bledar cuci edmond rizaj gjergj oshafi gledis nano loreta alla mirela deda rezar velmishi saimir durro

Sondazh

Poll