Aktualitet

Mbesën e ngacmonte drejtori i shkollës, gjyshja: I shkruante llafe turpi, të varet

7 Nëntor 2021, 09:53 Nga DOSJA
Mbesën e ngacmonte drejtori i shkollës, gjyshja: I shkruante llafe

POGRADEC– Gjyshja e 14-vjeçares, njërës prej vajzave të ngacmuara seksualisht nga drejtori i shkollës së fshatit Stropckë në Pogradec ka dhënë dëshminë e saj për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ajo ka pohuar se drejtori i shkollës i shkruante në telefon vazjës, duke i thënë llafe turpi. Sipas së moshuarës shteti është në dijeni të kësaj ngjarje, ndërkohë që ajo kërkon që të varet personi përgjegjës.

‘I ka shkruar cupës në telefon, cupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, cupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë. Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që cupa u ul poshtë. Nuk e di cfarë i shkruante por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me cupën. Vajza na tregoi pastaj,prindrit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me cupën tjetër dhe babain e asaj. Dje na thirën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jasht përjashta, për cupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra,ta varin. Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa cupa ka 2 vite se ishte në Tiranë.’- është shprehur e moshuara.

Ngjarja e rëndë u bë publike ditën e djeshme në media. Adriatik Haxhillari, drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë u arrestua nga policia pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare. 59-vjeçari i ngacmonte prej dy javësh minorenet gjatë proçesit mësimor, madje u dërgonte dhe mesazhe provokuese gjatë orëve të natës.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik haxhillari ngacmimi seksual ne pogradec adriatik haxhillari ngacmimi seksual ne pogradec

Sondazh

Poll