Aktualitet

Lojëra fati në Durrës, dy të arrestuar (EMRAT)

7 Nëntor 2021, 11:15 Nga DOSJA
Lojëra fati në Durrës, dy të arrestuar (EMRAT)

DURRËS– Gjatë operacionit “Fati i lojërave”, dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se dy personat që janë vënë në pranga janë Ondis Prifti dhe Rikard Doci pasi nëpërmjet celularëve organizonin lojëra fati të pa lejuara. Ndërkohë që gjithashtu janë proceduar penalisht tre persona tjerë pasi janë kapur duke ushtruar aktivitetine lojërave të fatit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, të cilët nëpërmjet aparateve të tyre celular, organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë vijuar kontrollet e befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në qytetin e Durrësit. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 17, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

O. P., 47 vjeç dhe R. D., 24 vjeç, banues në Durrës, si dhe u proceduan penalisht shtetasit: Dh. B., 33 vjeç, I. K., 40 vjeç dhe N. H., 56 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(I.A;a.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ondis prifti poliia e durresit rikard doci ondis prifti poliia e durresit rikard doci

Sondazh

Poll