Aktualitet

Ngacmimi seksual nga drejtori i shkollës, Kushi: Do marrë dënimin e merituar

7 Nëntor 2021, 11:30 Nga DOSJA
Ngacmimi seksual nga drejtori i shkollës, Kushi: Do marrë dënimin

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi me anë të një mesazhi publik, ka reaguar pas ngjarjes së ngacmimit seksual që u bë publik ditën e djeshme në qytetin e Pogradecit.  Ajo shprehet se në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe. Veprimet e bëra nga drejtori i shkollës, sipas Kushit do të dënohen dhe ai do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzat e ngritura.

“Drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe sigurisht do të marrë dënimin e merituar, sepse në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe. Por kjo ngjarje thekson rëndësinë dhe përgjegjësinë e lartë që ka shërbimi psiko-social në shkollat tona, i cili ndihmoi që rasti të identifikohet, trajtohet dhe referohet në institucionet kompetente, duke parandaluar degradimin e mëtejshëm apo ndonjë rrezik të mundshëm abuzimi e dhune ndaj të miturve. Detyrë e jona emergjente është forcimi dhe përmirësimi i këtij shërbimi, në bashkëpunim të ngushtë me prindërit, komunitetin, institucionet dhe shoqërinë, për të parandaluar fenomene të tilla të rënda dhe krijuar një mjedis sa më të sigurt e miqësor për të gjithë nxënësit dhe mësuesit”, shkruan Kushi.

Adriatik Haxhillari, drejtori i shkollës në Pogradec akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të mitura duke u shkuar mesazhe në celular dhe duke u bërë gjeste.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik haxhillari evis kushi adriatik haxhillari evis kushi

Sondazh

Poll