Aktualitet

Dhunë në familje dhe shitje e lëndëve narkotike, arrestohen 5 persona në Tiranë

7 Nëntor 2021, 09:37 Nga DOSJA
Dhunë në familje dhe shitje e lëndëve narkotike,

TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 21-vjeçar është arrestuar për  prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, një tjetër person është arrestuar për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Një person është arrestuar, pasi është gjetur një armë e ftohtë gjatë kontrollit fizik, ndërkohë që dy persona janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin të shtetasit S. Gj, 21 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Sh, 52 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Ç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. L, 49 vjeç dhe M. Z, 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona policia e shtetit arrestohen 5 persona policia e shtetit

Sondazh

Poll