Aktualitet

Plagosja në ish-Bllok, ARRESTOHET autori dhe shoku i tij

7 Nëntor 2021, 09:07 Nga DOSJA
Plagosja në ish-Bllok, ARRESTOHET autori dhe shoku i tij

TIRANË– Renis Selimaj është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për moskallëzim krimi në lidhje me plagosjen e Ilir Shkurtit në zonën e ish-Bllokut. Ai mundi që të largohej ditën e djeshme nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar efektivëve. Kridenc Mecollari u arrestua mbrëmjen e djeshme, pasi akuzohet si autori kryesor në plagosjen e Shkurtit. Mecollari dhe Seliamj akuzohen nga policia si autorë të dyshuar të plagosjes së Shkurtit për motive të dobëta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dokumentohet plagosja e ndodhur mbremjen e djeshme tek “Shallvaret”. Vihet në pranga edhe 35-vjeçari, i cili u largua ditën e djeshme gjatë kohës së kapjes në flagrancë së autorit të dyshuar të ngjarjes. 35-vjeçari i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”. Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e ditës së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri” tek “Shallvaret” ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh dhe u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes si autor i dyshuar shtetasi K. M, 38 vjeç, sherbimet e Policisë në Komisariatin Nr.2 kanë vijuar më kontrolle të imitësishme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të 2 të përfshirë në ngjarje. Në vijim të veprimeve është bërë ndalimi i shtetasit R. S, 35 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi K. M, 38 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme)dhe shtetasi R. S, 35 vjeç, janë autorë të dyshuar të plagosjes së 31-vjeçarit, I. Sh. Ngjarje e ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të metejshme.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset ilir shkurti plagosje ne ish-bllok renis selimaj plagoset ilir shkurti plagosje ne ish-bllok renis selimaj

Sondazh

Poll