Aktualitet

Taksisti gjeti telefonin e Hoxhës!U shit në servis,tekniku sinjalizoi trupin në Dajt

7 Nëntor 2021, 11:11 Nga DOSJA
Taksisti gjeti telefonin e Hoxhës!U shit në servis,tekniku sinjalizoi

TIRANË– Telefoni i biznesmenit Ruzhdi Hoxha ishte ai që dërgoi në gjetjen e trupit të tij në Dajt. Telefoni i viktimës ishte gjetur përtokë në zonën pranë shkollës së Bashkuar, nga një taksist.

Ky i fundit mësohet se e kishte shitur celularin në një servis telefonash në kryeqytet. Bëhet e ditur se telefoni, duke qenë se nuk kishte pin, një nga teknikët e servisit kishte bërë me të një thirrje telefonike. Ka qenë pikërisht kjo telefonatë që sinjalizoi policinë, e cila lokalizoi vendin e servisit dhe e sekuestroi atë si provë materiale. Pasi u identifikua taksisti, ai kishte deklaruar dhe vendin se ku e kishte gjetur, dhe nga ky moment policia filloi kërkimet në zonën e Dajtit.

Nga lëvizja e telefonit të viktimës, policia zbuloi dhe vendin ku ishte vrarë dhe mbuluar me zhavor e gurë Ruzhdi Hoxha.

LAJMI KRYESOR: VRASJA e Rruzhdi Hoxhës! U telefonua 4 herë nga Rrushi, miku e qëlloi me 2 plumba

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rruzhdi hoxha telefoni i rruzhdi hoxhes rruzhdi hoxha telefoni i rruzhdi hoxhes

Sondazh

Poll