Aktualitet

Plagosja në ish-Bllok! Sherri i mbartur nga Anglia, dyshimet për trafikun e drogës

7 Nëntor 2021, 07:50 Nga DOSJA
Plagosja në ish-Bllok! Sherri i mbartur nga Anglia, dyshimet për

TIRANË– Sherri që la të plagosur Ilir Shkurtin mbrëmjen e djeshme nga Kridenc Meçollari, dyshohet se ka nisur që në Angli. Dy personat që u përfshinë në konflikt, në lokalin në zonën e njohur si pallatet “Agimi”, në ish-Bllok dyshohet se ishin në konflikt për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike. Policia ka nisur hetimet për këtë pistë, pasi dyshja ishin njohur në Angli, aty ku kishin jetuar për disa kohë.

Mbrëmjen e djeshme, në sherr e sipër, Meçollari nxorri armën dhe qëlloi drejt 32-vjeçarit duke e lënë të plagosur në këmbë. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Asnjëri nga palët nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me policinë për të bërë zbardhjen e ngjarjes.

Renis Selimaj është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për moskallëzim krimi në lidhje me plagosjen e Ilir Shkurtit në zonën e ish-Bllokut. Ai mundi që të largohej ditën e djeshme nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar efektivëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Plagosja në ish-Bllok, ARRESTOHET autori dhe shoku i tij

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset ilir shkurti plagosje ne ish-bllok plagoset ilir shkurti plagosje ne ish-bllok

Sondazh

Poll