Aktualitet

Çuçi i kërkon ndjesë Anila Hoxhës: Efektivi do ndiqet penalisht, u largua nga detyra

7 Nëntor 2021, 08:21 Nga DOSJA
Çuçi i kërkon ndjesë Anila Hoxhës: Efektivi do

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ka kërkuar ndjesë gazetares Anila Hoxhës për ngjarjen që i ndodhi ditën e djeshme nga një efektiv i policisë së shtetit. Me anë të një postimi publik, ministri e falenderon gazetaren që nuk ka heshtur por ka denoncuar një rast të tillë. Çuçi shton se këto janë shfaqje të shëmtuara e se nuk do të tolerohen më në vazhdim. Ministri i bën thirrje të gjithë efektivëve të policisë së shtetit që të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel.

REAGIMI I MINISTRIT:

Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht. I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë. I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar marrëdhënien me median konsiderohen prioritare dhe se çdo punonjës policie që performon një sjellje të pahijshme, do të ndëshkohet. Po ashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në malin e Dajtit në kohën kur policia dhe gazetarët ishin duke ndjekur rastin e vrasjes së biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Anila Hoxha ishte në vendin e ngjarjes bashkë me një grup gazetarësh terreni në momentin që u shty nga efektivi i policisë bashkë me operatorin që e shoqëronte. Gazetarja u ngrit në këmbë dhe replikoi me efektivin në fjalë për gjestin e bërë prej tij. SHÇBA gjithashtu njoftoi nisjen e hetimeve.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike anila hoxha bledi çuçi efektivi shtyn gazetaret anila hoxha bledi çuçi efektivi shtyn gazetaret

Sondazh

Poll