Sport

Manchester, Milano, Soweto, Seville, Moskë: fundjavë zjarri dhe derbe drithërues…

4 Nëntor 2021, 11:17 Nga DOSJA

ANGLIUnited vs City, e shtunë, 6 nëntor, në orën 13:30. Në pesë ndeshjet e fundit të derbit të Manchesterit, në të gjitha garat, nuk kanë shënuar kurrë të dyja skuadrat. Djemtë e Ole Gunnar Solskjær realizuan një shfaqje cilësore, teksa mposhtën Spurs përpara ndeshjes për Champions League në Bergamo, një fitore, që mund të ketë dëbuar disa nga demonët, me të cilët u përballën pas humbjes 0-5 nga Liverpool në “Teatrin e Ëndrrave”. Skuadra e Pep Guardiolës ka problemet e saj, pasi humbi në shtëpi nga Crystal Palace në Premier League, humbja e dytë për “Citizens”, pas eliminimit nga West Ham në Kupën e Ligës me penallti.

Sidoqoftë, mbrojtja e “Djajve të Kuq”(23) është veçanërisht e dobët: vetëm Norwich (28) dhe Leicester (25) kanë pësuar më shumë gola në Premier League në të gjitha garat. Çfarë do të presim nga derbi i 186-të i Mançesterit? Zakonisht është shpërthyes, kur e kuqja dhe bluja përplasen në veriperëndim të Anglisë dhe kjo e shtunë nuk duhet të jetë ndryshe. Një shënim i vogël anësor: skuadra mysafire ka fituar pesë nga shtatë ndeshjet e fundit mes këtyre skuadrave në të gjitha garat. Dhe larg në “Old Trafford” do të jetë City…

Chiefs vs Pirates, e shtunë, 6 nëntor, në orën 14.30: me tetë tituj të ndarë mes tyre (katër secili) Kaizer Chiefs dhe Orlando Pirates janë skuadrat e dyta më të suksesshme në historinë e kampionatit të Afrikës së Jugut. Por “Glamour Boys” përfunduan në vendin e tetë sezonin e kaluar dhe Pirates përfunduan të tretët, 17 pikë prapa kampionëve Mamelodi Sundowns. Pavarësisht gjithë kësaj, derbi Sowetos mbetet një nga ndeshjet më magnetike të çdo sezoni të futbollit të Afrikës së Jugut. Reputacioni mund t’i paraprijë renditjes aktuale, por Amakhosi vs Buccaneers është gjithmonë një mundësi e gjallë që nuk duhet humbur në periferinë e Johanesburgut.

Milan vs Inter, të dielën, 7 nëntor, në orën 20:45: episodi numër 188 i “derby della Madonnina”, ikonë. Dy skuadra që nuk e durojnë dot pamjen e njëra-tjetrës dhe dy grupe tifozësh, që kanë një marrëdhënie edhe më kontradiktore. Asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit ballë për ballë nuk ka përfunduar në barazim, me ekipin mysafir që ka fituar katër nga ato beteja. Kampioni në fuqi, Interi e ka të detyruar të rikuperojë shtatë pike, pas rivalëve të mëdhenj të Milanit, të pamposhtur pas 11 raundeve, ku ka fituar 10 ndeshje dhe ka mbajtur një ritëm të frikshëm në garën për kampionatin 2021-22. Sulmuesi i Interit, Lautaro Martínez shënoi dy gola kur zikaltrit i dhanë kuqezinjve një humbje 3-0 në shkurt dhe ata do të kenë nevojë për argjentinasin e tyre të talentuar për t’u rikthyer këtë të dielë.

Betis vs Sevilla, e diel, 7 nëntor, në orën 21:00: “El Gran Derbi” është një nga rivalitetet më tradicionale të qytetit të ligës spanjolle. Të dyja skuadrat po e mbajnë në mënyrë legjitime ritmin në fazat e hershme të një gare për titull në La Liga dhe një rezultat pozitiv në këtë ndeshje, do të thoshte shumë më tepër se vetëm tre pikë. Joaquín, 40 vjeç, kapiteni i Betis nuk ka gjasa të luajë që në fillim, por përvoja e tij nga pankina mund të jetë e paçmueshme në një rast të kësaj përmasash. Në këndin e kuq, terreni stërvitor i Sevillas, “Estadio Jesús Navas”, mban emrin e kapitenit të tyre legjendar. Andaluzia ndalet kur përplasen “verdiblancos” të Betisit dhe “nervionenses” të Sevillas.

Derbe të tjerë: E shtunë, 6 nëntor, ora 16.30: në Bullgari, Slavia Sofje-Levski Sofje. E diel, 7 nëntor, ora 17.00: Spartak Moskë-Lokomotiv Moskë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “derby della madonnina” “el gran derbi” crystal palace në premier league derbi sowetos lautaro martinez ole gunnar solskjaer por “glamour boys” skuadra e pep guardiolës të derbit të manchesterit “derby della madonnina” “el gran derbi” crystal palace në premier league derbi sowetos lautaro martinez ole gunnar solskjaer por “glamour boys” skuadra e pep guardiolës të derbit të manchesterit

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2021, 10:45

Hazard kthehet në “hall” te Reali i Madridit

SPANJE – Reali i Madridit ka një problem serioz me Eden Hazardin, i cili nuk po përshtatet në planet e Carlo Ancelottit dhe merr një pagë jashtëzakonisht ...