Sport

Lucesku: “Jemi mundur nga Barça më e mirë e sezonit, ata kanë talente të mëdha”…

3 Nëntor 2021, 10:54 Nga DOSJA
Lucesku: “Jemi mundur nga Barça më e mirë e sezonit, ata

UKRAINE Trajneri i Dynamo Kievit, rumuni i shquar Mircea Lucescu, e ka komentuar humbjen në shtëpi kundër skuadrës katalane të Barcelonës, si më poshtë:

“Blaugranët, ndaj nesh ndoshta luajtën ndeshjen më të mirë të sezonit. Nuk është një kohë e lehtë për ta, por ata kanë talente të madha dhe një të ardhme të sigurt. Ne zhvilluam ndeshjen tonë më të mire, vepruam mire.

Por për t’u kualifikuar në një grup si ky, duhet të ngrihemi në nivelin e skuadrave si Barcelona. Në ndeshjen e pare në “Camp Nou”, ata nuk ishim shumë të guximshëm, ndërsa sot patëm më shumë guxim”.

Në ndeshjen në Kiev, skuadra katalane e Barcelonës fitoi 1-0 ndaj Dynamos, pas golit të shënuar nga sulmuesi i talentuar 18-vjeçar, Ansu Fati në minutën e 70-të.

Katalanët, pas dy fitoreve kundër kampionëve ukrainas, me 6 pikët e grumbulluara renditen pas Bayern Munich që kryeson grupin me 12 pikë. Në vend të tretë vjen Benfica me 4 pikë, e cila ndeshjen e ardhshme do të luajë ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Ansu Fati game winning goal for Barcelona #Barca #Barcelona #ChampionsLeague pic.twitter.com/kJucppOHyZ

— Nemo (@fjnemoedits) November 2, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kundër kampionëve ukrainas në “camp nou” rumuni i shquar mircea lucescu skuadrës katalane të barcelonës sulmuesi i talentuar 18-vjeçar trajneri i dynamo kievit kundër kampionëve ukrainas në “camp nou” rumuni i shquar mircea lucescu skuadrës katalane të barcelonës sulmuesi i talentuar 18-vjeçar trajneri i dynamo kievit

Sondazh

Poll