Sport

CR7 nis intervistën, por mbytet nga vërshëllimat dhe ofendimet: Nuk mundem më!

3 Nëntor 2021, 10:46 Nga DOSJA
CR7 nis intervistën, por mbytet nga vërshëllimat dhe ofendimet:

ANGLI-Ole Gunnar Solskjaer i detyrohet më shumë se një kafe mikut të tij të vjetër Cristiano Ronaldos. Nëse norvegjezi është ende në stolin e Manchester United është vetëm falë portugezit që vazhdon të nxjerrë nga telashet skuadrën e tij.Dy gola të martën mbrëma ndaj Atalanta-s, duke shkuar në 139 gola në 180 paraqitje në Champions League.

Taksimetri këtë sezon thotë 9 gola në 11 ndeshje në total, përfshirë 5 në 4 ndeshjet e para të grupit të Champions League. Të gjithë golat janë të rëndësishme dhe tani skuadra angleze kryeson grupin me 7 pikë në Champions.
Ronaldo padyshim që iu dha çmimi ‘lojtari i ndeshjes’, por intervista e tij pas ndeshjes u shqetësua nga ofendimet dhe sharjet që ranë mbi të nga tifozët e Atalantës.

Refreni: “Ronaldo njeri m*ti” dëgjohej qartë, si dhe fishkëllimat e diktuara nga zemërimi dhe zhgënjimi për të parë një fitore të zbehur në minutën e 91-të. “Nuk të dëgjoj, ta bëjmë më vonë”, iu shpre CR7 gazetarit.

UM MONSTRO! Confere só o que Cristiano Ronaldo falou após salvar o Manchester United MAIS UMA VEZ na maior Champions de todos os tempos! #CasaDaChampions #HBOMax pic.twitter.com/JvfQtEGGhD

— TNT Sports Brasil (@TNTSportsBR) November 2, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll