Sport

Portugezi Fonseca drejt Aston Villas: trajneri Smith në prag të shkarkimit…

2 Nëntor 2021, 14:38 Nga DOSJA
Portugezi Fonseca drejt Aston Villas: trajneri Smith në prag të

ANGLI – “Valsi” i pankinave është rikthyer në Premier League me Antonio Conte, i cili është zyrtarizuar si trajneri i ri i Tottenham. Ndërkohë, dhe një tjetër ish-trajner i Serie A, është gati për t’u rikthyer në fushë.

Po, portugezi Paulo Fonseca, sipas “Daily Mail”, mund të kthehet në drejtimin e një ekipi. Aston Villa, në fakt, raportohet  se tashmë ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e ish-trajnerit të Romës.

Ai mund të zërë vendin e Dean Smith, që rrezikon të shkarkohet pas katër humbjeve radhazi, e fundit në shtëpi ndaj West Hamit me një të qartë. 4-1 për “hammers”.

Emri i trajnerit portugez është gjithashtu i lidhur edhe me pankinën e Newcastle, por tashmë për drejtimin e “Magpies” favoritë, sipas shtypit britanik, janë spanjollët Unai Emery dhe Roberto Martinez.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “valsi” i pankinave antonio conte aston villa portugezi paulo fonseca sipas “daily mail” sipas shtypit britanik të zërë vendin e dean smith “valsi” i pankinave antonio conte aston villa portugezi paulo fonseca sipas “daily mail” sipas shtypit britanik të zërë vendin e dean smith

Sondazh

Poll