Sport

Eriksen gati për t’u përshëndetur me Interin, do të luajë futboll diku tjetër…

2 Nëntor 2021, 14:21 Nga DOSJA

ITALI – Nuk janë ditët e vendimit përfundimtar, por të dhënat çojnë në lamtumirën e Christian Eriksen nga Interi në janar, ose në muajt e mëpasëm. Ndoshta përmes ndërprerjejes së kontratës dhe një humbjeje kapitale. Çfarë do të bëjë danezi në të ardhmen?

Orientimi është të vazhdojë të luajë me Ajax, skuadra ku shpërtheu dhe që e bind më shumë. Sigurisht që nga largimi i tij klubi zikaltër nuk do të bëjë asnjë para, por do të kursejë pagën e danezit nga 7.5 milionë euro neto në sezon deri në vitin 2024. Për momentin “Chris” po trajtohet nga mjekët që e kanë ndjekur që në fillim, por më shpejt. ose më vonë do të bëjë disa vizita në Milano.

Eriksen te Ajax? Shanset për të hequr defibrilatorin kardiak, të implantuar nën lëkurë pas arrestit kardiak, megjithatë u duken shumë të pakta europianëve, pothuajse zero. Duhet të jemi të sigurt, që aritmia ishte pasojë e një virusi, ose inflamacioni që ishte zhdukur ndërkohë. Për momentin ky “sigurim” duket se nuk ekziston. Për momentin e theksojmë.

Nuk ka nxitim për të mbyllur menjëherë “praktikën”, ose më saktë në fillim të vitit 2022, kur dhe Interi do të hedhë çdo hap në marrëveshje me Eriksenin, me të cilin marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Për të është e përjashtuar marrja me sport në Itali me defibrilatorin nënlëkuror, ndërsa në Holandë… Ajax do të shkonte në transfertë të lirë. “Chris” tundohet.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport disa vizita në milano euro 2020 ishte pasojë e një virusi lamtumirën e christian eriksen largimi i tij klubi zikaltër menjëherë “praktikën” të luajë me ajax disa vizita në milano euro 2020 ishte pasojë e një virusi lamtumirën e christian eriksen largimi i tij klubi zikaltër menjëherë “praktikën” të luajë me ajax

Sondazh

Poll