Sport

Tashmë bëhet zyrtare, Conte është trajneri i ri i Tottenham

2 Nëntor 2021, 12:23 Nga DOSJA
Tashmë bëhet zyrtare, Conte është trajneri i ri i Tottenham

ANGLI – Antonio Conte rikthehet në stol. Tekniku italian ka arritur marrëveshjen me ekipin anglez të Tottenham, i cili një ditë më parë largoi Nuno Espirito Santo.

Trajneri Conte prej muajsh dëshironte të kthehej në punë, pas largimit nga Interi, por kërkonte garanci teknike dhe ekonomike nga projekti që do të nisë.

Bëhet fjalë për kontratë me kohëzgjatje një vit e gjysmë, me pagë 15 milionë euro në sezon, plus garancitë për investime të rëndësishme në merkaton e dimrit, me afrimin e 3-4 lojtarëve me peshë për të përforcuar kontingjentin.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport antonio conte premier league tottenham antonio conte premier league tottenham

Sondazh

Poll