Sport

Nuk ka Champions për Messin, lojtari nuk grumbullohet për takimin ndaj Leipzig

2 Nëntor 2021, 12:53 Nga DOSJA
Nuk ka Champions për Messin, lojtari nuk grumbullohet për takimin ndaj

FRANCË-Shenjat e para kishin mbërritur në pjesën e parë të ndeshjes kundër Lille në Ligue 1, kur Pochettino zëvendësoi Messin me rifillimin e pjesës së dytë, por ditën e martë ka ardhur konfirmimi: Argjentinasi nuk është në gjendjen më të mirë dhe nuk do të jetë në ndeshjen e së mërkurës kundër Leipzig për Champions League.

Ish-futbollisti i Barcelonës nuk u stërvit me grupin të hënën dhe nuk u thirr nga Pochettino. 34-vjecari vuan nga një shqetësim në gju dhe një problem muskulor, probleme fizike që e kanë detyruar Messin të qëndrojë pushim.

Mbappé buzëqesh, pasi sulmuesi është rikthyer në skuadër dhe do të jetë një element i rëndësishëm në ndeshjen ndaj Leipzig. Përballja ndaj nënkampionëve të Gjermanisë është e vlefshme për raundin e katërt në Grupin A, PSG kryeson me 7 pikë,ndërkohë që Leipzig ende nuk ka marrë pikën e parë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport messi psg messi psg

Sondazh

Poll