Politike

Gjesti! Taulant Balla i shkel syrin Etilda Gjonajt në Komisionin Parlamentar (VIDEO)

1 Nëntor 2021, 19:39 Nga DOSJA
Gjesti! Taulant Balla i shkel syrin Etilda Gjonajt në Komisionin

TIRANË- Një moment ‘pikant’ ka shpëtuar nga mbledhja e sotme në Këshillin e Legjislacionit. Teksa deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho ishte duke artikuluar mendimin e saj lidhur me ndryshimet që pritet të bëhen në Kushtetutë, pranë saj lëvizi Taulant Balla.

“Mendoj që ndryshimet në Kushtetutë janë kthyer në një praktikë rutinë, gjë që dëshmon në mungesë serioziteti…,”-nisi që të thoshtë Xhixho. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së kishte në krah të djathtë ish-ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn. Teksa Xhixho fliste, Balla papritur u kthye nga ajo dhe i shkeli syrin duke e shoqëruar me një nënqeshje.

Por duket se ky veprim nuk u vu re nga Gjonaj, e cila nuk pati asnjë reagim. Për çfarë ta ketë bërë vallë? Për të ironizuar Xhixhon, apo si një sinjal për ndonjë lëvizje gjatë Komisoinit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike psikologji etilda gjonaj taulant balla etilda gjonaj taulant balla

Sondazh

Poll