Politike

Zaev s’shkon në Beograd për ‘Open Ballkan’, por takimi s’anulohet (ZGJIDHJA)

1 Nëntor 2021, 14:34 Nga DOSJA
Zaev s’shkon në Beograd për ‘Open Ballkan’, por

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen mbrëmë, nuk do të shkojë në Beograd më 3 dhe 4 nëntor, siç ishte planifikuar fillimisht, për takimin e nismës “Ballkani i Hapur”. Lajmin e ka konfirmuar për Tanjug, zyra e kryeministrit në ikje të Maqedonisë së Veriut. 

Zoti Zaev nuk do të vijë në Beograd, duke pasur parasysh situatën politike”, kanë thënë nga zyra. Por shtojnë se takimi nuk do të anulohet sepse Maqedonia e Veriut do të jetë e përfaqësuar në takimin në Beograd, ndërsa sot ose nesër se cili do të jetë.

Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë pjesmarrjes së tij në konferencën ndërkombërare mbi klimën nga OKB ka zhvilluar një takim me kryeministrit, Edi Rama ku u shpreh se diskutuam për vijimin e nismës.

Kam biseduar me njerëz nga rajoni, dhe me Edi Ramën, nëse do të arrijmë dhe si ta forcojmë më tej nismën për Ballkanin e hapur, dorëheqja e z. Zaev nuk është vetëm rezultat i zgjedhjeve lokale, por edhe zhgënjimi i tij personal nga bisedimet me BE.”- tha Vuçiç.

Marrë nga Tanjug

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike rajoni aleksander vucic dorehiqet zoran zaev open ballkan aleksander vucic dorehiqet zoran zaev open ballkan

Sondazh

Poll