Politike

Dosja e Gërdecit kthehet në GJL,Mediu i bën rekurs apelit të GJKKO: Antikushtetues

1 Nëntor 2021, 11:25 Nga DOSJA
Dosja e Gërdecit kthehet në GJL,Mediu i bën rekurs apelit të

TIRANË– Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm  që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit te tij për tragjedinë e Gërdecit. Ka qenë avokati Ardian Visha ai që ka depozituar dokumentet përkatëse teksa argumenton se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas Vishës, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

Vetëm pak ditë më parë Gjykata e Lartë ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dosjen arkivore të Gërdecit dhe regjistroi hetimin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, për çështjen e Gërdecit për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues.

Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO, në datën 24 shtator 2021 ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e ‘Gërdecit’. Në vendimin e Apelit të GJKKO-së thuhej se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

SHIKO EDHE: 

Mediu kundër rihapjes së dosjes “Gërdeci”,avokatët: Plagjiaturë nga studenti italian

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ardian visha dosja e gerdecit fatmir mediu ardian visha dosja e gerdecit fatmir mediu

Sondazh

Poll