Politike

Rinumërimi i votave, Balla: Gabime njerëzore, por komisionerët duhen ndëshkuar

1 Nëntor 2021, 13:37 Nga DOSJA
Rinumërimi i votave, Balla: Gabime njerëzore, por komisionerët

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar ndëshkim për numëruesit dhe komisionerët të cilët kanë ndikuar në tjetërsimin e votave. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit të PS-së, Balla i konsideroi gabime njerëzore ato të bërat nga komisionerët, por shtoi se duhen çuar para drejtësisë për të marrë ndëshkim për këtë gjë.

“Së pari, ësht ënjë hap i madh dhe një meritë e jona që kemi mbështetur këtë verifikim që kryhet nga KQZ. Për ata komisionerë që përtej gabimit njerëzor kanë ndikuar në tjetërsimin e rezultatit  është një përgjegjësi penale që komisoneri për zgjedhjet duhet t’ia adresojë drejtësisë dhe le të jetë drejtësia ajo që do të vendosë. Është pjesë e një rëndësie që PS i jep. Kam qenë këtu para 11 vitesh kur kërkoja hapjen e kutive për transparencë, tanimë jemi në kushtet kur kutitë rinumërohen, kur ka gabime përtej gabimit njerëzor duhen ndëshkuar,”- u shpreh Balla.

Kutitë ka hedhur shortin dhe ka vendosur për hapjen e 10% të kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë. Fletët e votimit do të rinumërohen dhe shihen për parregullsi. Deri më tani një pjesë e mirë e tyre janë numëruar dhe gjatë procesit janë gjetur tjetërsime votash, kryesisht brenda kandidatëve që kishin ‘vjedhur’ njëri-tjetrin.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ps mbledh grupin 1 nentor 2021 rinumerim votash taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021 ps mbledh grupin 1 nentor 2021 rinumerim votash taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll