Politike

VD-‘Ne jemi han pa porta’/Manastirliu-Vokshit:Ehaa! Demokratja:Kujdes me pasthirrmat

1 Nëntor 2021, 15:24 Nga DOSJA
VD-‘Ne jemi han pa porta’/Manastirliu-Vokshit:Ehaa!

TIRANË– Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka diskutuar lidhur me pandeminë e koronavirusit në vendin tonë. Në fund të mbledhjes, kryetarja e Komisonit Albana Vokshi është përplasur me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, ku asnjëra nuk e kursente ironinë ndaj tjetrës.

Në fund, Vokshi lëshoi edhe një mesazh për ministren e Arsimit, Evis Kushi, duke i kërkuar që të mos i ndjekë live nga Facebook, por të mos mungonte në mbledhjen e radhës.


PJESË NGA BISEDA:

Klotilda Bushka: Mos të kalojmë në ofeza se nuk është në të mirën tonë.

Albana Vokshi: Faleminderit, mos mendoni që do vijmë këtu dhe do të themi bravo. Ne jemi han pa porta në Shqipëri. Për shqiptarët nuk e njeh fare certifikatën e imunizimit. Mbaje shënim se do të të pyes.

Ogerta Manastirliu: Ehaaa.

Albana Vokshi: E, o po po. Kujdes me pasthirrmat. Do të ta çoj me shkim dhe m’u përgjigj. Miratohet me të gjitha votat. Ministrja e Arsimit meqe po na ndjek live le të vijë e ti përgjigjet pyetjeve, mos të ketë frikë.

LAJMI KRYESOR: Komisioni i Shëndetësisë/ Manastirliu kërkon maskat! Vokshi: Ku është Kushi?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi komisioni për shendetesine ogerta manastirliu albana vokshi komisioni për shendetesine ogerta manastirliu

Sondazh

Poll