Politike

U mor u pandehur nga GJKKO, PD: Akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës

1 Nëntor 2021, 15:59 Nga DOSJA
U mor u pandehur nga GJKKO, PD: Akt i mirëpritur drejt pastrimit të

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përshëndetur marrjen e Qerim Ismailajt, si i pandehur në Gjykatën e Posaçme. Në një reagim zyrtar, Bardhi shkruan se denoncimi fillimisht u bë nga selia blu, ndërkohë që roli i politikanit “gangster” duhet zhbërë në Shqipëri.

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumenta se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qendrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.

Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin. Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet.

Hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës nisën një vit më parë pas denoncimit të Partisë Demokratike, që deklaroi se Ismailaj ka qenë i dënuar për plagosje me dashje në një ngjarje të ndodhur në Shkurt të vitit 2000 në Greqi. Vetë Ismailaj është shprehur se nuk kishte dijeni për këtë dënim.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi merret i pandehur qerim ismailaj gazment bardhi merret i pandehur qerim ismailaj

Sondazh

Poll