Politike

Mediu kundër rihapjes së dosjes “Gërdeci”,avokatët: Plagjiaturë nga studenti italian

1 Nëntor 2021, 16:47 Nga DOSJA
Mediu kundër rihapjes së dosjes

TIRANË– Avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzojnë Gjykatën e Posaçme të Apelit, se ka përdorur plagjiaturë për të arsyetuar vendimin për rihapjen e gjykimit për tragjesinë e Gërdedit.

Sipas gazetares Keti Banushi, avokatët pretendojnë se plagjiatura është marrë nga tema e diplomës së studentit italian Mirko Massimo Petrachi në vitin shkollor 2002- 2003. Madje shtojnë se arsyetimi i provës së re përkon me faqen numër 17 të vendimit të Apelit.

“Faqja 17 e vendimit është një koncentrat thagmash interprestuese të ligjit të cilësisë së provës së re dhe arsyetimit domethënës së saj. Sikurse tregojmëmë lart, ky arsetim i faqes 17 përkon gati identik me një përkthim alla-google të faqes 13 të temës së mbrojtur të diplomës pranë Universitetit të Leçes nga studenti italian,”-shkruhet në arsyetimin e avokatëve.

Sot, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dosja e gerdecit fatmir mediu dosja e gerdecit fatmir mediu

Sondazh

Poll