Politike

Ambasadorja suedeze: Asnjë person nuk është i kënaqur me situatën kriminale në vend

1 Nëntor 2021, 16:39 Nga DOSJA
Ambasadorja suedeze: Asnjë person nuk është i kënaqur me

ELBASAN- Ambasada suedeze në vend së bashku me Bashkinë e Elbasanit kanë organizuar një aktivitet së bashku për të ndërlidhur dy kulturat me njëra-tjetrën. Vetë ambasadorja Elsa Håstad nga Elbasani është shprehur se Shqipëria ofron mundësi për të rinjtë e saj, duke shtuar se ka takuar shumë të rinjë në Suedi dhe vende të tjerë, për të cilët shpreson se do të vijnë sërish në Shqipëri.

Pjesë e projektit të ambasadës suedeze është edhe ndërgjegjësimi i të rinjëve për dhunën, alkoolin si dhe mbajtjen e armëve. Håstad gjithashtu foli për kriminalitetin në vend, duke thënë se çdo vend nuk është i kënaqur me situatën kriminale, por shtoi se Shqipëria është vend i sigurtë. Për hapjen e negociatave për Shqipërinë nga BE, ajo tha se Suedia e mbështet fuqishëm integrimin e vendit.

“Shpresoj që të rinjtë që janë larguar të vijnë në Shqpëri. Por është e rëndësishme që ata të vizitojnë vendet e tjera qoft për turizëm ose për të parë mundësitë e tyre. Kam takuar shumë njerëz që jetojnë në Suedi, Itali dhe shpresoj që ata të vijnë në Shqipëri të sjellin kulturën e Suedisë. Kemi një projekt që është përfshirë në shkollat dhe në komunitetet, të cilët ndërgjegjësojnë fëmijet që të mos dhunojnë, të pinë alkool, të mbajnë drogëra, apo armë me vete,” tha Håstad.

Situata kriminale në vend

“Asnjë person nuk është i kënaqur me situatën kriminale në vend, por Shqipëria është vend i sigurtë dhe duhet të jemi krenarë për këtë”, shtoi ajo .

Pop-up Embassy ?? today in Elbasan. We are on our way. Come and talk to us about Sweden ??, cooperation, culture and anything you want! ⏰10-12. #movie ?#footballgame ⚽️ @SwedeninAL @SweMFA @Sida #drivefordemocracy pic.twitter.com/ehHuCyQj1z

— Elsa Håstad (@EHstad) November 1, 2021

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike elbasan elsa hastad situata kriminale elbasan elsa hastad situata kriminale

Sondazh

Poll