Politike

VD-Projektbuxheti 2022 te ‘Ekonomia’/7 koncesionet, ministrja: Nuk do bëhen patjetër

1 Nëntor 2021, 11:58 Nga DOSJA
VD-Projektbuxheti 2022 te ‘Ekonomia’/7 koncesionet, ministrja: Nuk

TIRANË– Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka qenë sot në Komisionin e Ekonomisë për të folur në lidhje me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, dhe për rritjen ekonomike që pritet të ketë vendi ynë në 2022.

Në projektbuxhetin 2022 janë të parashikuara 7 koncesione të reja për të cilat ministrja tha se në projektbuxhet janë vendosur si të mundshme për tu realizuar por jo se do të bëhen patjetër.


“7 koncesionet e reja të parashikuara në projektbuxhet, jo domosdoshmërish nisin vitin që vjen. Janë një listë potenciale, që mund të vihen në zbatim, i kemi vënë në projektbuxhet me qëllim disiplinimin e koncesioneve. Për vitin që vjen për këto koncesione nuk është parashikuar mbështetje buxhetore, dhe mund edhe të mos fillojnë në 2022“, tha ministrja.

Ibrahimaj tha se në vitin e ardhshëm, qeveria pret një rritje ekonomike mbi 4%, ndërkohë që iu përgjigj dhe akuzave të opozitës për rritjen e borxhit, që sipas saj lidhet me situatën e tërmetit dhe pandemisë.

“Për vitin 2021 presim rritje 7.6% dhe në vitin që vjen mbi 4%. Produkti i Brendshëm Bruto për banor në vitin 2013 ka qenë në vlerën 466 mijë lekë, shkoi 568 mijë lekë në vitin 2020 dhe pritet që të jetë 661 mijë lekë për banor në vitin 2022. 563.8 miliardë lekë pritet që të jenë të ardhurat e vitit 2022. Në vitin 2013, paga minimale ka qenë 22 mijë lekë dhe tani është 30 mijë lekë. Paga mesatare 45 mijë 961 lekë në tremujorin e parë të 2014, ka arritur në 56 mijë e 710 lekë në fund të këtij viti. Për të mbështetur rritjen e mëtejshme ekonomike, ne prezantojmë pr/buxhetin 2022 që është buxheti më i madh në histori. Ky dokument fokusohet tek vijimi i reformave për rritje ekonomike dhe punësim, mbështetja e shtresave në nevojë, rritja e produktivitetit, forcimi i shtetit ligjor, digjitalizimi i ekonomisë, dhe projektet në infrastrukturë. Konsumi do rritet me 2.6% në vit, dhe do kontribuojë me 2.4% në rritjen ekonomike, dhe investimet doi rriten 5.5% në vitet 2022-2024 duke kontribuar me 1.4% në vitet që vijnë”, tha ministrja.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike delina ibrahimaj komisioni i ekonomise 1 nentor 2021 prokjetbuxheti 2022 delina ibrahimaj komisioni i ekonomise 1 nentor 2021 prokjetbuxheti 2022

Sondazh

Poll